Kallas përballet me rezistencë në BE, dështon nisma e re për mbrojtjen europiane
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikat e Jashtme Kaja Kallas është detyruar të anulojë nismën për krijimin e një Grupi të Nivelit të Lartë për mbrojtjen europiane, pasi disa shtete anëtare të Bashkimit Europian shprehën rezerva dhe kundërshtime ndaj mënyrës së propozuar për ta çuar përpara këtë proces. Nisma ishte njoftuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë vetëm javën e kaluar dhe synonte të krijonte një format të ri diskutimi mes vendeve anëtare për çështjet e mbrojtjes europiane. Një aktivitet për prezantimin dhe nisjen e grupit ishte planifikuar të zhvillohej sot në Bibliotekën Solvay, por u anulua gjatë ditës së djeshme. Sipas një zyrtari të BE-së, vendimi erdhi pasi disa vende anëtare vlerësuan se kjo nuk ishte rruga...
Burimi:
javanews.al