No Image Available

“KALBU NË BURG”/ Politikani malazez shpërthen ndaj Thaçit: Kriminel i vërtetë lufte

Politikani malazez Vladislav Dajković ka reaguar ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke përdorur një gjuhë të ashpër dhe duke e cilësuar atë si “kriminel lufte”. Dajković, drejtues i partisë “Mali i Zi i Lirë”, shprehu publikisht qëndrimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku përdori edhe terminologjinë serbe për Kosovën, duke iu referuar asaj si “Kosova dhe Metohia” dhe duke përsëritur pretendimin se Kosova është pjesë e Serbisë. Në reagimin e tij, politikani malazez përdori gjithashtu shprehje fyese ndaj Thaçit, ndërsa e paraqiti vendimin e Hagës si konfirmim të qëndrimeve të tij politike ndaj ish-presidentit të Kosovës. Deklarata e Dajković vjen pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit,...