Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Aktivisti dhe kreu i degës së PD-së në Krujë, Aulon Kalaja i ka bërë thirrje kryebashkiakut Erjon Veliaj që të organizojë urgjentisht revoltën në burgun e Fierit kundër Edi Ramës. Sipas tij ka pasur tentativa që të burgosurit të dalin në protestë, ndërsa gardianët, theksoi ai, kanë çuar pajimet e magazinave në protestë. “I bëj thirrje nga kjo studio Erjon Veliajt; organizo revoltën nga burgu i Fierit sa më urgjentisht. Duhet të dalin. Ka pasur tentativa që të burgosurit të dalin në protestë. Është në kohë se është kundër Edi Ramës në këto momente. Ka kredon politike, e ka edhe personale. Dhe nga burgu i Fierit mund të shkojë efekt domino. Sipas informacioneve që kam unë, që gardianët e burgut kanë zbrazur magazinat e burgjeve...