“Ka një mision për të përmbushur”- Pse s’e jep dorëheqjen kryeministri? Zv/ministri Qefalia: Ka premtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE!
Zëvendësministri i Brendshëm Xhemal Qefalia, në një intervistë për Klan News diskutoi për protestat dhe rolin e policisë. U pyet nga gazetari Besard Jacaj se përse nuk përmbushet kërkesa kryesore e protestuesve, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Qefalia deklaroi se Rama kryeministër nuk ka ardhur klandestin, është votëbesuar nga populli shqiptar dhe se ka një mision për të përmbushur. “Kryeministri nuk ka ardhur në mënyrë klandestine. Ka një detyrë për të përmbushur përpara qytetarëve shqiptarë. Ka premtuar që do të dërgojë Shqipërinë në BE. Përfaqësuesit e Bashkimit Europian deklarojnë se Shqipëria ka shënuar hapa përpara drejt Brukselit dhe shpresojmë që bashkë me fitoren e zgjedhjeve të vitit 2027, të kemi përparim të rëndësishëm edhe drejt BE-së. Uroj që të hyjmë në Bashkimin Europian sa më...
Burimi:
javanews.al