JUVENTUSI FITON, POR ARBITRI NDEZ DEBATIN! TRI KARTONË TË MUNGUAR DHE NJË PËRJASHTIM QË SHKAKTOI POLEMIKA

JUVENTUSI FITON, POR ARBITRI NDEZ DEBATIN! TRI KARTONË TË MUNGUAR DHE NJË PËRJASHTIM QË SHKAKTOI POLEMIKA

Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionatin italian, por suksesi 2-0 ndaj Lecces është shoqëruar me polemika për mënyrën se si arbitri Fabio Maresca menaxhoi disa episode disiplinore. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti siguroi tri pikët falë golave të Weston McKennie dhe Douglas Luiz në pjesën e parë. Megjithatë, vëmendja pas ndeshjes nuk u përqendrua vetëm te rezultati. Një analizë e publikuar nga Corriere dello Sport ka evidentuar disa vendime të diskutueshme të arbitrit, sidomos për kartonët e verdhë që, sipas gazetës, duhej t’u ishin dhënë futbollistëve të Juventusit. Episodi i parë lidhet me Bremer, i cili pengoi një kundërshtar gjatë një aksioni në pjesën e parë. Sipas analizës, ndërhyrja meritonte ndëshkim disiplinor, por arbitri nuk e tregoi kartonin. Edhe McKennie dhe Douglas Luiz...