Juventus në emergjencë: Edhe kapiteni drejt operacionit pas dëmtimit në menisk, rikthehet në nëntor
8 Shtator 2026 9:50 Telesport Juventus është në emergjencë të plotë. Pas një sërë lëndimesh serioze që kanë ndikuar në skuadrën e Luciano Spalletti, përditësimi më i fundit dhe më serioz vjen nga Manuel Locatelli, që i është shtuar në listën e pacientëve afatgjatë. Pasi u largua nga ndeshja kundër Milan me një gju të lënduar dhe të mavijosur, kapiteni i Juventus është ankuar për shqetësime në pjesën e jashtme të gjurit të djathtë. Analizat fillestare dhe testet mjekësore të kryera në J|Medical nuk janë aspak pozitive. Locatelli thuhet se ka një këputje të meniskut që mund ta lërë jashtë për të paktën tre muaj. Ashtu si Kenan Yildiz dhe Khephren Thuram, po merret në konsideratë një ndërhyrje kirurgjikale për të për të lejuar një...
Burimi:
telesport.al