Juve synon të rinovojë me Kalulu, reagon Spalletti: Ekipi u përmirësua, por nuk bëmë gjithçka që donim
8 Shtator 2026 14:00 Telesport Sipas “Tuttosport”, Juventus është gati të sigurojë Pierre Kalulu me një rinovim kontrate, me qëllim që të largojë presionet e mundshme të tregut të transferimeve. Përpos kësaj, kontrata e re do të vijë edhe me një përshtatje me pagën e mbrojtësit (aktualisht në rreth 2.5 milionë euro deri në vitin 2029), me peshën e tij të vërtetë në skuadër. Duke u bërë një lojtar i rregullt në formacionin bardhezi, Kalulu ka fituar gjithashtu dashurinë e tifozëve dhe besimin e plotë të menaxhmentit. Trajneri Luciano Spalletti, bëri një vlerësim të merkatos së verës së Juventus: “Ne nuk bëmë gjithçka që donim në tregun e transferimeve, por përmirësuam skuadrën dhe rritëm opsionet tona. Arritëm të bënim disa gjëra, por jo të gjitha.”
Burimi:
telesport.al