‘Jurist i panjohur’! Çështja “Becchetti” përplas Himçin me Ramën: S’ka për të marrë asnjë kokërr leku, jeni bërë si ‘zhelet e gabit’
Blendi Himçi dhe Edi Rama TIRANË-Arbitrazhi me biznesmenin Francesco Becchetti solli një përplasje në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD-së, Blendi Himçin. Demokrati akuzoi qeverinë se nuk po zbaton vendimet gjyqësore, duke iu drejtuar Ramës se nuk e njeh vendimin ndërkombëtar të Gjykatës së Arbitrazhit dhe sipas tij e njëjta histori po ndodh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pagat e punonjësve. Në replikë Rama tha se qeveria e njeh vendimin e arbitrazhit dhe theksoi se Becchetti nuk ka marrë para nga shteti shqiptar dhe nuk ka për të marrë. Kreu i qeverisë deklaroi gjithashtu se vendimi nuk është ekzekutuar dhe çështja ka marrë edhe një tjetër zhvillim për shkak të përfshirjes së SPAK. Blendi Himçi: Zoti kryeministër, ju e dini shumë mirë se...
Burimi:
zeri.ai