Jurgen Spaho: GRUD në vijën e parë përkrah studentëve në protestë, të rinjtë demokratë gati për qëndresë

Jurgen Spaho: GRUD në vijën e parë përkrah studentëve në protestë, të rinjtë demokratë gati për qëndresë

Grupimi Rinor Universitar Demokrat (GRUD) ka zhvilluar një mbledhje organizative, ku në fokus ishte protesta studentore dhe angazhimi i të rinjve në këtë lëvizje. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i GRUD, Jurgen Spaho, i cili përmes një postimi publik theksoi se të rinjtë demokratë do të jenë në vijën e parë të protestës, në mbështetje të studentëve dhe qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Spaho u shpreh se ky brez nuk pranon të heshtë përballë korrupsionit dhe keqqeverisjes, duke bërë thirrje për bashkim dhe qëndresë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Ai theksoi gjithashtu mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për angazhimin e të rinjve. Reagimi i plotë: Në kuadër të riorganizimit, të protestës studentore dhe përpjekjes sonë për një të ardhme...