Junior Eurovision 2026, gjithçka që duhet të dini për festivalin në Maltë
Muzika, talenti dhe emocionet e skenës evropiane për fëmijë do të rikthehen të shtunën, më 24 tetor, me edicionin e 24-t të Junior Eurovision Song Contest, që këtë vit do të mbahet në Ta’ Qali të Maltës. Gjashtëmbëdhjetë artistë të rinj do të ngjiten në skenë për të prezantuar këngët e tyre, në një mbrëmje që bashkon kultura, gjuhë dhe tradita të ndryshme përmes muzikës. Finalja do të nisë në orën 21:00 sipas kohës së Evropës Qendrore (CEST) dhe do të mund të ndiqet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të Junior Eurovision në YouTube. Publiku në vendet pjesëmarrëse do të ketë mundësi ta ndjekë festivalin edhe përmes transmetuesve kombëtarë. Shqipëria do të përfaqësohet nga Eslin Kurti me këngën Kërce me mua, e cila do të interpretohet...
Burimi:
kultplus.com