Junior Eurovision 2026, Eslin Kurti mes emocioneve dhe përgatitjeve
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Junior Eurovision 2026, Eslin Kurti, vijon përgatitjet intensive për skenën evropiane, ku do të prezantohet me këngën “Kërce me mua”, një këngë që përcjell ngjyra, ritëm dhe pozitivitet, duke sjellë energjinë dhe shpirtin e fëmijëve shqiptarë. Përkushtimi, emocionet dhe puna e vazhdueshme me ekipin artistik janë pjesë e këtij rrugëtimi, ku çdo detaj merr rëndësi të veçantë, nga interpretimi vokal te prezenca skenike. Çdo provë është një mundësi për të fituar më shumë siguri, për të përsosur performancën dhe për t’u përgatitur për momentin e shumëpritur të ngjitjes në skenën e Junior Eurovision. Eslin Kurti siguroi përfaqësimin e Shqipërisë në këtë kompeticion pasi u shpall fituese e kategorisë Junior në Festivalin e 64-t Kombëtar për Fëmijë, me këngën “Kërce me mua”....
Burimi:
kultplus.com