Jozefin Marku lirohet nga “arresti shtëpiak”, Gjykata e Apelit merr vendimin për këngëtarin
foto ilustrim: joz marku dhe pamjet nga video e dhunes TIRANË- Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për këngëtarin Jozefin Marku. Marku u arrestua në lidhje me ngjarjen e dhunës ndaj Eduard Kuçit pas publikimit të pamjeve në rrjete sociale. Fillimisht, gjykata kishte vendosur ndaj tij masën “arrest në shtëpi”, ndërsa tashmë Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë në “detyrim paraqitje”. Ndërkohë, hetimet për ngjarjen vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e rolit të secilit prej personave të përfshirë. Jozefin Marku u arrestua për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”. Ndërkohë ndaj Kristjan Nikollit, përveç veprave penale...
Burimi:
zeri.ai