Joshua Tabti, artisti që i shndërron peizazhet në harta të frymëzuara nga bota e Tolkienit

Joshua Tabti, artisti që i shndërron peizazhet në harta të frymëzuara nga bota e Tolkienit

Për artistin britanik Joshua Tabti, hartat janë më shumë se paraqitje gjeografike. Ato janë një mënyrë për të treguar historinë, kulturën dhe veçantinë e vendeve përmes ilustrimit, duke ndërthurur artin me pasionin për gjeografinë dhe letërsinë. I frymëzuar veçanërisht nga hartat e shkrimtarit J.R.R. Tolkien, Tabti ka ndërtuar një stil të veçantë të hartografisë artistike, ku peizazhet paraqiten me detaje të imta, përmes penës dhe bojës. Deri më tani, ai ka realizuar rreth 30 harta të ilustruara, që përfshijnë vende të ndryshme, nga Irlanda dhe Malajzia deri në Virxhinia. Projekti i tij më i fundit paraqet Yorkshire dhe Lancashire, një hartë për të cilën artistit iu deshën rreth dy muaj kërkime. Përveç qyteteve dhe peizazheve, ai u përqendrua edhe te vendet më pak të njohura,...