Joshua Kimmich e lënë mendtë, kap prej flokësh kundërshtarin dhe largohet nga fusha duke qarë (video)

Joshua Kimmich e lënë mendtë, kap prej flokësh kundërshtarin dhe largohet nga fusha duke qarë (video)

28 Nëntor 2026 16:26 Telesport Duket se nuk kanë fund telashet te Bayern Munich. Pas dëmtimit të disa titullarëve, lojtarët e tjerë të Bayern nuk janë aspak të qetë. Në transfertën që po luan tani ndaj Hamburger SV, e vlefshme për javën e 11-të në Bundesligë, pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola. Në minutën e 44-të, pas një përplasjeje fillimisht verbale me kundërshtarin, Joshua Kimmich kap prej flokësh kundërshtarin, Alexander Rossing-Lelesiit, dhe e hedh në tokë. Arbitri e ndëshkon direkt me karton të kuq. Kimmich largohet duke mbuluar fytyrën dhe lotët dhe lë në baltë shokët e skuadrës, në një moment tejet delikat. SHIKOMOMENTIN