Jose Mourinho piketon përforcimin e parë për janarin, një tjetër portugez për mesfushën
9 Shtator 2026 20:15 Telesport Pasi transferoi Bernardo Silva-n si lojtar të lirë gjatë merkatos së verës, Jose Mourinho është ende i pakënaqur me mesfushën, sidomos me aspektin difensiv. Trajneri portugez nuk është plotësisht i kënaqur me Aurelien Tchouameni, të cilit i mungon aftësia për të qenë një organizator i vërtetë. Sipas medieve spanjolle, Mourinho ka gjedhur Ruben Neves si profilin ideal që i duhet për të plotësuar mesfushën. Portugezi është përfolur edhe më parë për një transferim të mundshëm të Real Madrid, por këtë herë interesimi është më serioz dhe normalisht që do të ndikojë insistimi i vazhdueshëm i Mourinho-s. Neves është nën kontratë me Al-Hilal deri në vitin 2029, por synimi i Real Madridit është të mbyllë transferimin e tij brenda merkatos së...
Burimi:
telesport.al