Jorida Tabaku: Po vjedhen qytetarët shqiptarë me çmimet më të larta të karburantit

Jorida Tabaku: Po vjedhen qytetarët shqiptarë me çmimet më të larta të karburantit

Deputetja e Partisë Demokratike, njëherazi Kryetare e komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku reagoi sot për rritjen e çmimeve të karburanteve. Sipas Tabakut, çmimi i karburantit është ndër më të lartët në rajon dhe se barra e taksave përbën një pjesë të konsiderueshme të çmimit që paguajnë qytetarët në pikën e shitjes. Ajo shtoi se problematika nuk lidhet vetëm me taksimin, por edhe me mënyrën se si funksionon tregu i karburanteve. “Çmimi i karburantit vazhdon të rritet çdo ditë. Po pse vjen kjo rritje? Për shkak të peshës me të cilën taksohet çmimi i karburantit. Ne kemi garanci se çmimi i litrit të naftës apo benzinës, sipas energjisë taksuese, është 27% taksë mbi çmimin, 60% taksat në çmim,...