Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

Tre vite më parë, banorët e Zvërnecit u thirrën në një takim në një lokal përgjatë rrugës që të çon drejt plazhit. Sipas kryeplakut të fshatit, Kostaq Konomi, takimi u kërkua nga Mezan Malaj, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe biznesmen ndërtimi. Aty mori pjesë edhe Ermal Dredha, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në tryezë, banorëve iu paraqit një ofertë për zgjidhjen e konfliktit të tyre shumëvjeçar për pronësinë mbi një rrip toke që njihet lokalisht si “10-hektarëshi”, i transferuar në fillim të viteve ’90 nëpërmjet Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), të bazuara në ligjin nr. 7501. “Na thanë: na jepni AMTP-të dhe ne do t’u rregullojmë dokumentet e do t’i grisim ato të atij tjetrit,” kujton Konomi, ndërsa shpjegon...