“Jo propagandë, përgjegjësi dhe transparencë”- PD reagon për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë nga Presidenti: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël!
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas njoftimit se Presidenti Bajram Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare të hënën, në një kohë kur debati publik është përqendruar te zhvillimet në SHISH dhe arrestimi i drejtueses së këtij institucioni, Vlora Hyseni. Bardhi kërkon nga Presidenti sqarime mbi procedurat dhe verifikimet e kryera para dekretimit të Hysenit, si dhe transparencë për çështje të tjera që ai i lidh me sigurinë kombëtare dhe funksionimin e institucioneve. Reagimi i PD: “NUK KA NEVOJË PËR SPEKTAKËL INSTITUCIONAL. SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR PËRGJIGJE. Pas zhvillimeve të rënda në Shërbimin Informativ të Shtetit dhe situatës së krijuar pas vendosjes së drejtores së këtij institucioni nën masën e arrestit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të...
Burimi:
javanews.al