“Jo në emrin tim!”- Vijojnë protestat në Kosovë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK: Gjykata Speciale e Hagës ka degraduar, janë të pafajshëm!

“Jo në emrin tim!”- Vijojnë protestat në Kosovë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK: Gjykata Speciale e Hagës ka degraduar, janë të pafajshëm!

Me moton “Jo në emrin tim” mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së enjtes në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga gjykata Speciale me seli në Hagë. Mbështetësve iu bashkuan edhe familjarë të ish-komandantëve të UÇK-së. “Faleminderit prej gjithë popullit shqiptar për mbështetjen. Populli është me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja është e pastër dhe besojmë në pafajësinë e të gjithë çlirimtarëve tanë”, u shpreh Endrit Thaçi, Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi. “Sot e dëgjojmë popullin se ç’po thotë”, tha Klestor Veseli, Djali i Kadri Veselit. Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kërkoi që të bëhet gjithçka për të rregulluar sipas tij gabimin e pafalshëm të Gjykatës Speciale në Hagë. “Populli i Kosovës, çlirimtarët...