“Jo në emrin tim!”- Taulant Xhaka shpërthen pas vendimit të Hagës, reagimi i tij tërbon mediat serbe: Gjithmonë me ju!
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së ka sjellë reagime të shumta edhe nga bota e sportit. Një prej tyre vjen nga Taulant Xhaka, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe vëllai i madh i kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka. Xhaka ka publikuar në Instagram një poster ku shfaqen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ndërsa në të shkruhet: “Mos e Harroni Historin!” dhe “JO NË EMRIN TIM”. Në poster shfaqet gjithashtu mesazhi “Liria e tyre është nderi ynë”. Më pas, Xhaka ka publikuar edhe një imazh të Kadri Veselit, duke shkruar: “Gjithmonë me ju”. Postimi ka shkaktuar reagime dhe polemika, veçanërisht në mediat serbe, të cilat e kanë cilësuar si “skandal”. Reagimi i Taulant Xhakës vjen një ditë pas vendimit...
Burimi:
javanews.al