“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

Shpërthimi që shkatërroi një pallat në Elbasan dhe la pas dy viktima, nuk ishte rasti i parë i një tragjedie të shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Mungesa e kushteve të sigurisë dhe kontrolleve për përdorimin e gazit fatkeqësisht të bën të mendosh se kjo nuk do të jetë tragjedia e fundit. Ekspertët thonë se përdorimi i gazit mund të jetë shumë i sigurt nëse përdoren pajisjet mbrojtëse. Sipas inxhinierit Agim Daja, i cili është i specializuar për sigurinë e përdorimit të gazit në fabrika të mëdha, qeveria duhet të detyrojë me VKM tregtuesit e gazit që të mos tregtojnë pa detektor rrjedhje dhe valvul mbrojtëse. ‘Pajisja mbrojtëse ka kosto minimale, edhe pse asnjë kosto nuk mund të krahasohet me sigurinë e jetës. Nesë qeveria miraton...