Jessie Marino, kur muzika del përtej instrumenteve
Për Jessie Marino-n, muzika nuk nis gjithmonë nga një instrument. Ajo mund të lindë nga një gotë që përplaset lehtë me një tjetër, nga një llambë, nga zhurma e një objekti të zakonshëm apo nga një tingull i cili, në duart e saj, fiton një jetë të re. Në universin e artistes me bazë në Berlin, kufijtë mes muzikës, teatrit, performancës dhe artit pamor mbeten vazhdimisht të hapur. Violiniste, kompozitore, artiste mediale, performuese dhe improvizuese, Marino i shmanget kategorizimeve të ngurta. Veprat e saj marrin materiale ekzistuese dhe i shndërrojnë në forma të reja, duke krijuar përplasje të papritura mes tingullit, trupit, hapësirës dhe kujtesës. Një prej shembujve është “Girl, ya know”, e cila merr si pikënisje skandalin e Milli Vanillit dhe e zgjat një...
Burimi:
kultplus.com