Jeremy Clarkson nxjerr në shitje tri makina klasike të përdorura në The Grand Tour

Jeremy Clarkson nxjerr në shitje tri makina klasike të përdorura në The Grand Tour

Jeremy Clarkson ka vendosur të nxjerrë në ankand tri automjete klasike që i ka drejtuar gjatë realizimit të emisionit The Grand Tour. Modelet kanë qenë pjesë e një prej episodeve më të njohura të programit dhe tashmë mund të bëhen pronë e koleksionistëve. Mes tyre ndodhet Lancia Beta Montecarlo, e përfshirë në një nga aventurat e Clarksonit, Richard Hammondit dhe James May. Ky automjet dallohet për linjat e veçanta të dizajnit dhe motorin e pozicionuar në pjesën e pasme. Një tjetër model që ofrohet është Ford Capri, makina klasike britanike që ndër vite ka krijuar një reputacion kult. Clarksoni e ka drejtuar këtë automjet gjatë xhirimeve të emisionit. Lista plotësohet nga Jaguar XJ-S, një prej makinave sportive më të njohura të prodhuesit britanik, i cili...