JEP DOREHEQJEN/ RAMA-TABAKUT: Sot protestohet në të njëjtin bulevard ku janë vrarë e plagosur qytetarë
Protesta e qytetarëve solli një tjetër përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes së PD-së, Jorida Tabaku. Ajo i kërkoi Ramës të dëgjojë protestuesit që, sipas saj, prej 110 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij. Kryeministri iu përgjigj duke kujtuar 21 Janarin, kur katër protestues u vranë në bulevard, dhe tha se sot qytetarët protestojnë në të njëjtin vend pa u cenuar. Rama ironizoi edhe opozitën, duke e quajtur “sëmundje ngjitëse e humbjes kronike”. “Kur t’i kesh 110 ditë poshtë derës protestuesit e të thuash ‘na përzënë ne’… Provo njëherë, dil atje, se kanë provuar këta të tutë dhe i kanë tërhequr zvarrë. Së dyti, në vend që t’i dëgjosh e t’i marrësh si këmbanë alarmi ato që kërkojnë njerëzit atje, sillesh përsëri me të njëjtën...
Burimi:
ntv.al