Jep dorëheqjen Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE)! Christine Lagarde shfaqet me shenja në fytyrë
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, do të largohet nga detyra më 7 shkurt 2027, rreth nëntë muaj përpara përfundimit të mandatit të saj, i cili ishte parashikuar të mbyllej në fund të tetorit 2027.Lajmi u njoftua nga BQE-ja të enjten, më 29 tetor. Spekulimet për largimin e saj të parakohshëm qarkullonin prej muajsh. Në shtator, vetë Lagarde konfirmoi për herë të parë, në një intervistë, se kishte shqyrtuar mundësinë e dorëheqjes disa muaj përpara përfundimit të mandatit. Sipas një njoftimi zyrtar, Lagarde ka informuar Këshillin Drejtues të institucionit monetar dhe presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, për vendimin e saj për t'u larguar nga detyra në shkurt. Pasardhësi i saj do të emërohet nga Këshilli Evropian, sipas procedurës së parashikuar në traktatet...
Burimi:
syri.net