‘Jemi zyrtarisht në diktaturë’, Nuri: Rama përdor gjobat 5 mln lekëshe si ‘armë’ kundër protestës qytetare

‘Jemi zyrtarisht në diktaturë’, Nuri: Rama përdor gjobat 5 mln lekëshe si ‘armë’ kundër protestës qytetare

I ftuar në një lidhje Skype në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, avokati Franc Nuri ka komentuar masat e reja të qeverisë Rama ndaj protestuesve, duke i cilësuar ato si një tjetër formë presioni dhe intimidimi ndaj qytetarëve. Nuri deklaroi se, pasi arrestimet, shoqërimet në komisariate dhe presioni policor nuk kanë dhënë efektin e synuar, qeveria ka ndryshuar strategji, duke i kaluar ndëshkimet në planin financiar. Avoakti tha se përmes një akti normativ të miratuar pa diskutim parlamentar, Policisë së Shtetit i është dhënë mundësia të vendosë gjoba që nisin nga 50 mijë lekë të vjetra dhe arrijnë deri në 5 milionë lekë të vjetra. Avokati e konsideroi këtë një zhvillim shqetësues për lirinë e protestës, duke paralajmëruar se ndëshkimi financiar po përdoret si...