“Jemi transformuar në ‘talebanët’ perëndimorë”- Rama: Kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës, sot jemi evropianët më të mirë që mund të gjeni!

“Jemi transformuar në ‘talebanët’ perëndimorë”- Rama: Kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës, sot jemi evropianët më të mirë që mund të gjeni!

Kryeministri Rama është pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i  Paqes”. Bashkëbisedimi i kushtohet zgjerimit të Bashkimit Europian dhe të ardhmes së brezit të ri. “E gjithë gjëja është se ne kemi një histori ndryshe nga Ballkani Perëndimor. Nuk kemi qenë pjesë e ish-Jugosllavisë dhe as e bllokut lindor. U ndamë që në vitet ’60 nga blloku lindor e u hodhëm në një marrëdhënie unike me Kinën dhe pastaj kemi qenë gjithë kohës Koreja e Veriut e Evropës. Dolëm të transformuar në talebanë perëndimorë, në fanatikë të Perëndimit, për arsye të mira se kemi normën më të lartë të evropianizmit në Evropë, sepse për ne BE-ja është çka ishte për etërit themelues, jo një bankomat, por një liri, paqeje...