“Jemi kthyer në republikë bananesh, e vetmja industri është krimi”- Aktivistja Vatnikaj: Kërkojmë konfiskimin e pasurive që i janë përvetësuar shoqërisë

“Jemi kthyer në republikë bananesh, e vetmja industri është krimi”- Aktivistja Vatnikaj: Kërkojmë konfiskimin e pasurive që i janë përvetësuar shoqërisë

Aktivistja Sidorela Vatnikaj në nisje të revoltës nr.120 u shpreh se protesta vijoj me synimin e qartë dhe të palëkundur për dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit të tij qeveritar. Ajo kërkoi edhe një herë konfiskimin e pasurive që i janë përvetësuar shoqërisë, ndërsa shtoi se protesta i ka dhënë një shuplakë tranzicionit politik. Sidorela Vatnikaj: Jemi në ditën e 120 të protestës sonë të pandërprerë të zhvilluar çdo ditë me vendosmëri dhe revoltë kundër dhunës shtetërore krimit të organizuar dhe kundër oligarkisë ekonomike. Nuk mund të harrojmë arsyet pse na nxorën për 4 muaj resht, dhunë fizike ushtruar ndaj protestuesve në Zvërnec. Nga një zonë e mbrojtur në një plaçkë për tu shitur, nuk mund të harrojmë korrupsionin qeveritare, bandat kriminale janë ato që po...