Jehanne, gruaja e Mesjetës që historia e rikthen në dritë përmes një dëshmie 600-vjeçare
Disa histori mbijetojnë jo përmes librave të shkruar nga ata që i përjetuan, por përmes gjurmëve të lëna në arkiva, mes dokumenteve që koha nuk arriti t’i fshijë. E tillë është historia e Jehanne-s, një gruaje që jetoi në Francën e shekullit XV, dëshmia e së cilës, e ruajtur për më shumë se 600 vjet, sot rikthen në vëmendje jetën e grave në Mesjetë, marrëdhënien e tyre me drejtësinë dhe mënyrën se si e kaluara vazhdon të sfidojë perceptimet e së tashmes. Në librin e ri Justice for Jehanne, historiania Sara McDougall i kthehet një ngjarjeje të ndodhur në Dijon, në dimrin e vitit 1472, për të rindërtuar historinë e një gruaje që kërkoi drejtësi pasi përjetoi një sulm brutal. Përmes dëshmive të regjistruara nga...
Burimi:
kultplus.com