“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese

“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese

Mesazhe kërcënuese kanë mbërritur në telefonat e qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat kundër qeverisë. Sipas një denoncimi të publikuar në rrjetet sociale, pjesëmarrësve në protestë u është komunikuar se janë fotografuar dhe se do të njoftohen për akuzat për të cilat pretendohet se do të mbajnë përgjegjësi. Sipas denoncimit, mesazhe të tilla kanë marrë edhe disa mësues, të cilët pretendojnë se kanë dalë në mbështetje të studentëve dhe të rinjve që prej ditësh protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës. “Mirëmbrëma! Je i fotografuar si pjesëmarrës sot në protestë. Do kontaktoheni nesër dhe do t’ju bëhet me dijeni akuza për të cilën do mbani përgjegjësi”, thuhet në mesazhin që pretendohet se u është dërguar mësuesve. Në denoncimin e tyre, mësuesit shprehen të shqetësuar nga...