Java e 6-të e Superiores, renditja pas dy ndeshjeve të para dhe në pritje të derbit Partizani-Tirana

Java e 6-të e Superiores, renditja pas dy ndeshjeve të para dhe në pritje të derbit Partizani-Tirana

Kategoria Superiore është rikthyer këtë fundjavë pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve. Këtë të shtunë janë zhvilluar 2 ndeshjet e para të javës së 6 ku janë regjistruar rezultate interesante që mund të sjellin ndryshime në klasifikim. Teuta mundi 2-0 Skënderbeun duke u konfirmuar si skuadra më në formë e kampionatit. Skuadra durrsake me 3 pikëshin e marrë në Niko Dovana ruan kreun e klasifikimit dhe tani pret me qetësi rezultatet e ndjekëseve të saj teksa sheh që ka shanset për të krijuar arratinë e parë. Ndërsa Elbasani dhe Vora e mbyllën me barazimin 1-1, një rezultat që për momentin e sheh skuadrën verdheblu në vendin e katërt, ndërsa Vora ngjitet në të 7. Por që të dyja skuadrat do të jenë në pritje të...