Japin dorëheqjen 3 drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Japin dorëheqjen 3 drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Tre drejtues të institucioneve në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kanë dhënë dorëheqjen, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për largimin e drejtuesve të institucioneve shtetërore. Emrat e dorëhequr janë Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave, Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe Etugert Llazi, drejtor i Përgjithshëm i QKB-së. Kërkesat për dorëheqje përfshinë edhe drejtuesit e 11 institucioneve në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Mes tyre janë administratori i Albpetrolit, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), administratorët e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), drejtuesi i Hekurudhës Shqiptare, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Albcontrol.