‘Jam shqiptar, a e di kush jam unë?’ Sherri për një vend parkimi përfundon në gjykatën gjermane

‘Jam shqiptar, a e di kush jam unë?’ Sherri për një vend parkimi përfundon në gjykatën gjermane

Nga Ulrich Philipp, BADISCHE NEUESTE NACHRICHTEN Gjykata e Rrethit të Rastatt në Gjermani e shpalli të pafajshëm një person 40-vjeçar nga Karlsruhe, i cili akuzohej për plagosje. “I pandehuri është pa asnjë dyshim i pafajshëm”, deklaroi gjyqtarja Nadine Höh në arsyetimin e vendimit. Prokurorja, përkundrazi, në fjalën e saj përfundimtare kishte vlerësuar se fajësia e të pandehurit ishte vërtetuar nga provat dhe kishte kërkuar një gjobë prej dhjetë njësish ditore, nga 15 euro secila (150 euro gjithsej). Incidenti, që çoi në kallëzimin ndaj personit në fjalë, ndodhi më 22 maj të këtij viti, rreth orës 13:00, në parkingun e Kaufland në zonën industriale të Rastatt. Sipas deklarimeve të të dashurës së tij, i pandehuri ishte ulur në sediljen e pasagjerit të makinës së saj, ndërsa...