‘Jam sëmurë, nuk vij dot’/ Gjyqi ndaj Veliajt, SPAK: Nuk qëndron pamundësia, kërkoi leje për evente
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar shtyrjen e seancës përmes një shkrese drejtuar gjykatës, ku pretendon se dëshiron të jetë i pranishëm, por nuk e përballon dot transportin nga Fieri në Tiranë për shkak të problemeve me këmbën. Në të njëjtën shkresë, Veliaj i bën me dije gjykatës se nuk i janë vënë në dispozicion dokumentet mjekësore që lidhen me nevojën e tij për ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë, trupi gjykues i GJKKO-së pasi u tërhoq në dhomën e këshillimit për të vendosur nëse seanca do të vijojë apo do të shtyhet u kthye duke vijuar gjyqin me parashtrimet e kërkesave të të pandehurve të tjerë, ndërsa deklaroi se pretendimi i Veliajt për pamundësi që të vijë në seancë nuk provohet nga mbrojtja. Ols...
Burimi:
syri.net