“Jam me kokën lart…”/ Videoja intime, reagon Eli Fara: Nuk kam pse të mbaj turp

“Jam me kokën lart…”/ Videoja intime, reagon Eli Fara: Nuk kam pse të mbaj turp

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së një videoje intime, duke e cilësuar situatën si një cenim të privatësisë dhe duke folur për pasojat që, sipas saj, kjo ngjarje ka sjellë edhe për familjen e saj. Në deklaratën e saj, Fara shprehet se po përballet me një situatë të dhimbshme dhe ngre shqetësimin për mënyrën se si gratë shpesh përballen me gjykim edhe në raste kur cenimi ndaj tyre ndodh pa pëlqim. Këngëtarja thekson se përgjegjësia nuk duhet t’i ngarkohet personit që është prekur nga një veprim i tillë, por atyre që filmojnë dhe shpërndajnë materiale private pa autorizim. Ajo nënvizon gjithashtu se të qenit personazh publik dhe të pasurit një karrierë në muzikë nuk ia heq të drejtën për privatësi dhe dinjitet....