“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, u shpreh se është i indinjuar me Albin Kurti “sa i takon prononcimit të tij lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare” në Maqedoninë e Veriut. “Unë jam i indinjuar me zotin Kurti sa i takon prononcimit të tij lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Kam kërkuar nga zoti Kurti që ai të marrë informacion të mjaftueshëm, sepse gjuha shqipe është zyrtare, ka ligj mbi përdorimin e gjuhës, gjuha shqipe është e sanksionuar nga Marrëveshja e Ohrit dhe po u hoqe gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar shqiptarëve të Maqedonisë, gjërat nuk do shkojnë mirë. Kështu e kam shpjeguar edhe për Uashingtonin, edhe për Brukselin, edhe për Prishtinën, edhe për Tiranën. Çdo iniciativë dhe letër të...