Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

Jakup Krasniqi ka refuzuar t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor nga mjekët në Hagë, duke bërë të ditur se nuk dëshiron të marrë më shërbime shëndetësore nga institucionet përgjegjëse atje. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Gresa Krasniqi, e cila ka shprehur shqetësim për gjendjen shëndetësore të të atit. Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, Gresa ka treguar se gjatë një bisede telefonike me babanë e saj, ai e ka njoftuar për refuzimin e kontrollit mjekësor. Sipas saj, ky vendim vjen si pasojë e pakënaqësisë së tij me trajtimin që pretendon se po merr në institucionin e paraburgimit në Hagë. Vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës ka theksuar se situata e krijuar e shqetëson edhe më shumë për shkak të...