Jadon Sancho “pret në besë” Getafe-n, anglezi merr ofertën e parefuzueshme

Jadon Sancho “pret në besë” Getafe-n, anglezi merr ofertën e parefuzueshme

28 Tetor 2026 20:01 Telesport Edhe pse kishte rënë parimisht dakord për t’u transferua te Getafe si lojtar i lirë, Jadon Sancho është pranë transferimit në Arabinë Saudite. Marca bën me dije se anglezi ka refuzuar transferimin te Getafe, për arsye financiare. Oferta e ardhur nga Arabia Saudite konsiderohet e pamundur për t’u refuzuar, edhe pse emri i klubit ende nuk është bërë i ditur. Ajo që dihet deri tani është se Sancho do të paguhet mbi 3 milionë euro në sezon, shifër që Getafe nuk mund t’ia plotësonte dot. Si produkt i akademisë së të rinjve të Manchester City-t, Sancho ka pasur një karrierë mjaft të paqëndrueshme deri më tani, duke provuar klube dhe kampionate të ndryshme. Së fundmi, verën e kaluar, ai u...