Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar
Aktori legjendar i Hollywood-it, Jack Nicholson është tërhequr prej vitesh nga jeta publike, duke ngritur shqetësime mes miqve dhe fansave për mënyrën se si po i kalon vitet e fundit. Ylli i filmit “The Shining”, tashmë 89 vjeç, ka shmangur daljet publike dhe intervistat, ndërsa raportimet sugjerojnë se pjesën më të madhe të kohës e kalon në rezidencën e tij në Beverly Hills. Me një karrierë që shtrihet në më shumë se pesë dekada, mbi 70 filma dhe 12 nominime për çmimin Oscar, Nicholson është një prej figurave më të njohura të kinemasë botërore. Megjithatë, vitet e fundit ai është shfaqur rrallë në publik dhe nuk ka marrë pjesë në projekte të reja filmike. Shpresat për një rikthim në ekran u zbehën edhe pas deklaratave...
Burimi:
javanews.al