J. R. R. Tolkien zëri i një bote të ndërtuar nga fjalët

J. R. R. Tolkien zëri i një bote të ndërtuar nga fjalët

Në botën e J.R.R. Tolkienit, errësira nuk vinte gjithmonë nga ata që zgjidhnin të keqen. Ndonjëherë ajo lindte në çastin kur dikush përpiqej të bënte mirë. Kjo është një nga idetë më të thella që shfaqet në një intervistë të rrallë të shkrimtarit, regjistruar nga BBC-ja në vitin 1968 dhe e rizbuluar dekada më vonë në arkivat e saj. Në atë bisedë, Tolkien rikthehet te bota që krijoi me The Hobbit dhe The Lord of the Rings, duke folur për udhëtimet, gjuhët, personazhet dhe kujtesën që u dha jetë peizazheve të Mesdheut. Përtej magjisë dhe aventurës, zëri i tij zbulon një shkrimtar të interesuar për brishtësinë e njeriut dhe kontradiktat që fshihen pas zgjedhjeve të tij. Në qendër të kësaj ideje qëndron Gollumi. Dikur Sméagol,...