Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

Sekretari i Jashtëm britanik, Ed Miliband shprehu keqardhje ndaj vendimit të  Izraelit për të mbyllur konsullatën e Mbretërisë së Bashkuar në Jerusalem, por tha se ajo masë ishte e pritshme. “Ne e parashikuam që kjo mund të ndodhte. Mendoj se vendimi është për të ardhur keq dhe dëmtues. Ne peshuam kostot dhe përfitimet e veprimit dhe menduam se thjesht nuk mund të qëndronim duarkryq, sepse kishim frikë nga veprimet e Izraelit”- deklaroi ai për BBC. Tel Avivi urdhëroi mbylljen e konsullatës pasi 12 vende, përfshirë Britaninë njoftuan sanksione të reja tregtare ndaj vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar pas rritje së sulmeve të kolonëve ndaj palestinezëve. Ndërsa Izraeli paralajmëroi gjithashtu dëbimin e përfaqësuesit britanik të një qendre që monitoron planin e armëpushimit të ndërmjetësuar...