Izolohet zjarri në Kropisht të Selenicës, digjen 27 hektarë me shkurre dhe pemë
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu zonën e Kropishtit në Selenicë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe me shkurre dhe pemë. Flakët janë izoluar vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:30, pas një operacioni të gjatë për shuarjen e zjarrit. Në aksion për neutralizimin e flakëve kanë marrë pjesë banorë të zonës, si dhe forcat zjarrfikëse të Vlorës dhe Selenicës. Si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 27 hektarë me shkurre dhe pemë. Gjithashtu, flakët kanë përfshirë një numër të konsiderueshëm ullinjsh, mes tyre ullinj shekullorë dhe pemë të reja. Për momentin, zjarri është izoluar, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar shkaku i rënies së tij dhe dëmi i plotë i shkaktuar në zonën e prekur.
Burimi:
javanews.al