Ivan Balliu tërhiqet nga Kombëtarja, Armand Duka me mesazh emocionues: Ke hyrë në historinë tonë!
Mbrojtësi Ivan Balliu ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me Kombëtaren shqiptare. Një vendim që mbyll një kapitull të rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare të futbollistit, i cili zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë duke nderuar rrënjët e tij. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për mbrojtësin. Përmes një mesazhi publik, Duka ka vlerësuar kontributin e Balliut, duke theksuar se ai ka qenë gjithmonë i gatshëm për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi. “Ivan, të falënderoj nga zemra që zgjodhe Shqipërinë, që përfaqësove rrënjët e tua dhe që i dhe kaq shumë Kombëtares. Kam shumë respekt për ty, si futbollist dhe si njeri”, është shprehur Duka. Kreu i FSHF-së ka theksuar gjithashtu se...
Burimi:
sportekspres.com