Iu kapën 1.1 kg kanabis gati për shitje, armë dhe para, në kërkim 40-vjeçari në Elbasan
Një rast i dyshuar i shitjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia në Elbasan, në kuadër të operacionit të koduar “Shitblerja”. Gjatë kontrollit në banesën e një 40-vjeçari u sekuestruan mbi 1 kilogram kanabis, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, një armë gjahu, një peshore elektronike dhe shuma parash në lekë dhe euro. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin K. N., 40 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet se posedonte lëndën narkotike me qëllim shitjen e saj në doza. Në momentin e ndërhyrjes, 40-vjeçari nuk ndodhej në banesë, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Gjatë kontrollit, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”,...
Burimi:
kohajone.com