Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

Një 35-vjeçar italian është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi dyshohet se vodhi një automjet tip Audi Q5. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 29 gushtit, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë një subjekti privat. Gjatë tentativës për t’u larguar, ai u ndoq nga policia dhe përplasi disa automjete të forcave blu. 35-vjeçari goditi me makinë edhe një punonjës policie, i cili pësoi dëmtime të lehta në krah. Automjeti i vjedhur u sekuestrua, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Escape” Vodhi një automjet dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, përplasi disa automjete dhe goditi një punonjës Policie, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari italian. Sekuestrohet automjeti i vjedhur audi Q5, që drejtohej nga 35-vjeçari, pa...