ITALIA NEN DHUNE NGA PROTESTAT/ MINISTRI I MBROJTJES: ESHTE LUFTE HIBRIDE
Autoritetet italiane janë vënë në lëvizje pas protestave të dhunshme që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve në disa qytete. Shërbimet e inteligjencës italiane po analizojnë mënyrën se si u organizuan dhe u përhapën thirrjet për protestat e dhunshme në Milano, Torino dhe Bolonjë, mes dyshimeve për një ndërhyrje të mundshme nga jashtë. Sipas mediave italiane, hetimet po përqendrohen te përhapja e mesazheve në rrjetet sociale, ku algoritmet dhe bot-et mund të kenë ndihmuar që thirrjet për protestë të mbërrinin te të rinjtë më të prirur për revoltë. Analistët dyshojnë për një ndikim të jashtëm dhe po shqyrtojnë veçanërisht pistën ruse, por përgjegjësitë nuk janë përcaktuar ende.Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, i ka cilësuar ngjarjet si pjesë të një “lufte hibride”, e cila, sipas tij,...
Burimi:
ntv.al