Italia në zi, ndahet nga jeta gazetarja dhe ish-eurodeputetja Barbara Spinelli, vajza e një prej themeluesve të Bashkimit Europian
Gazetarja e njohur italiane dhe ish-deputetja e Parlamentit Europian, Barbara Spinelli, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Ajo ishte vajza e Altiero Spinellit, një prej figurave themeluese të Europës së bashkuar. Lajmi është konfirmuar nga burime të Parlamentit Europian në Strasburg, pas raportimit të gazetës “Il Fatto Quotidiano”, me të cilën Spinelli bashkëpunonte prej rreth 10 vitesh. Familja e saj ka falënderuar mjekët dhe stafin e klinikës Villa del Rosario për kujdesin gjatë periudhës së fundit. Ceremonia mortore do të zhvillohet në mënyrë private. “Familja falënderon të gjithë ata që e kanë dashur dhe vlerësuar”, thuhej në njoftim. Vajza e një prej themeluesve të Europës Barbara Spinelli ishte vajza e Altiero Spinellit, një prej figurave kryesore të procesit të krijimit të Europës së bashkuar....
Burimi:
javanews.al