Italia nderon ministrin Blendi Gonxhja me çmimin “Luani i Artë për Merita”: Kultura, urë bashkëpunimi mes vendeve tona!
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, është vlerësuar me çmimin “Luani i Artë për Merita”, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Senatit Italian. Çmimi iu akordua nga Komiteti i Luanit të Artë të Venecias, në vlerësim të kontributit të tij. Gjatë fjalës së tij, Gonxhja theksoi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, mbështetjes së talenteve të rinj dhe kthimit të pasurisë historike e artistike në mundësi zhvillimi. Ministri vuri në dukje gjithashtu marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Italisë, duke e cilësuar kulturën si një urë bashkëpunimi dhe diplomacie mes dy vendeve. Ai ia dedikoi këtë vlerësim edhe kontributit të artistëve dhe profesionistëve të kulturës e turizmit, duke e konsideruar si një përgjegjësi të shtuar për projekte të reja në këta...
Burimi:
javanews.al