“Ishte instinkt…”; vetëm një futbollist gjerman ka bërë më shumë driblime të suksesshme se Gruda në 10 vitet e fundit
Për Brajan Grudën, mbrëmja e së premtes në Beograd ishte realizimi i një ëndrre. Sulmuesi i RB Leipzig debutoi me kombëtaren A të Gjermanisë, madje si titullar, në fitoren 3-1 ndaj Serbisë, duke shënuar edhe golin e tretë. “Gjatë stërvitjes kisha krijuar përshtypjen se mund të luaja nga minuta e parë. Më pas trajneri ma konfirmoi në një bisedë të shkurtër dhe më dha shumë vetëbesim”, – tregoi Gruda. Për golin, ai shpjegoi: “Kimmich ma pasoi topin. Me prekjen e parë u futa drejt qendrës. Kishte shumë hapësirë dhe duhej ta shfrytëzoja”. Gruda regjistroi me sukses 9 nga 14 driblime në debutimin e tij. Në 10 vitet e fundit, vetëm Jamal Musiala ka regjistruar më shumë driblime të suksesshme në një ndeshje me Gjermaninë: 13 kundër...
Burimi:
telesport.al