“Isha i bllokuar në Sarajevën e luftës”, Dukagjin Lipa rrëfen largimin e vështirë nga Kosova
Dukagjin Lipa, babai dhe menaxheri i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke rikthyer kujtimet e largimit nga Kosova në vitin 1992. Në një intervistë për televizionin kroat RTL Direkt, pas pjesëmarrjes në një konferencë në Zagreb, ku foli për suksesin ndërkombëtar të festivalit “Sunny Hill”, ai ndau detaje nga rrugëtimi i tij drejt emigrimit dhe sfidat që përjetoi në atë periudhë. Dukagjin Lipa tregoi se vendimi për t’u larguar nga Prishtina ishte i lidhur me situatën e rënduar politike të asaj kohe. Ndryshe nga shumë shqiptarë që emigronin drejt Zvicrës, Gjermanisë apo vendeve skandinave, ai dhe partnerja e tij e atëhershme, Anesa, kishin zgjedhur Londrën. Qyteti britanik e tërhiqte për shkak të...
Burimi:
ntv.al